Telegrafi

Rita Ora bëhet nostalgjike për verën, publikon imazhe atraktive nga pushimet në Greqi

Rita Ora (Foto: Splash News)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 16 milionë njerëz.

Në një kohë me shi në Londër, ylli shqiptar ka vendosur t’i sjell disa imazhe atraktive nga pushimet e saj të verës.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo u përfol mjaft shumë për pushimet në Greqi, pasi ishte shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Më ktheni sërish. Po bie shi në Londër dhe i gjeta këto. Kamera filmike prej pushimeve të mia të fundit. Greqi/Ibiza 2020”, ka shkruar ajo.

Rita ndërkohë javë më parë u aludua se është fejuar me Gavras, pasi u fotografua gjatë një shëtitje me unazë diamanti në gishtin e martesës.

Lexo po ashtu Rita Ora nxit spekulime se është fejuar me Romain Gavras, pasi u fotografua me një unazë në gisht

Megjithatë, kjo akoma nuk është pohuar e as mohuar nga dyshja e famshme e arenës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Splash News)