Site icon Telegrafi

Rita Ora bëhet nostalgjike për ditëlindjen e motrës së saj, publikon imazhe nga fëmijëria e tyre

Elena dhe Rita Ora

Rita Ora tanimë është shndërruar në një nga artistet më të suksesshme shqiptare dhe e gjithë kjo në saje të karrierës së bujshme profesionale.

Megjithatë, jo vetëm Rita është vënë në qendër të mediave, kjo ngase shpesh vëmendje të madhe kanë rrëmbyer edhe familjarët e saj.

Motra e saj e madhe, Elena Ora, është po ashtu një emër mjaft i njohur për publikun dhe tash e sa kohë ajo njihet edhe si menaxherja e artistes shqiptare.

Rita Ora dhe motra e saj kur ishin të vogla (Foto: Instagram)

Me rastin e ditëlindjes së Elenës, Rita ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të tyre nga fëmijëria, derisa i ka shoqëruar me një dedikim mjaft emocional në rrjetin social, Instagram.

“Mikja ime më e mirë. Shumë e lumtur që e bëmë këtë gjë të madhe së bashku, nuk dua të festoj me askënd tjetër. Urime ditëlindja motër, faleminderi që ke qëndruar gjithmonë në një qoshe me mua”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçarja.

Ndërkohë, pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e këngëtares Ora nuk kanë munguar.

Javën e kaluar, bukuroshet shqiptare ishin së bashku në Dubai, të cilat filluan festën për ditëlindjen e 27-të të Elenës, teksa po kalonin kohë të mirë nën shoqërimin e mikeshave të tyre.

Lexo po ashtu Rita Ora shijon kohë të mirë në Dubai me motrën dhe mikeshat e saj, ndërsa festojnë ditëlindjen e Elenës

Nga ana tjetër, Rita po vazhdon të jetë aktive me koncerte të ndryshme anë e mbanë botës.   /Telegrafi/

 

Exit mobile version