Site icon Telegrafi

Rita Ora bëhet nostalgjike, kujton veten e saj si fëmijë

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka një lidhje shumë të veçantë me fansat e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Foto: Getty Images

Së fundmi, këngëtarja Ora është bërë nostalgjike, teksa ka vendosur të publikojë një fotografi nga fëmijëria.

Në fotografi, Rita duket të ketë qenë një fëmijë shumë i ëmbël me flokë kaçurrela dhe një fustan të kuq.

Foto: Getty Images

Këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë ka falënderuar nënën e saj që ia ka dërguar këtë imazh.

Përndryshe, Rita Ora ka jetuar shumë pak në vendlindjen e saj në Prishtinë, kjo pasi kur ishte vetëm njëvjeçare, familja e saj ishte larguar për në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version