Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, listës së kampanjave të ndryshme ia ka shtuar edhe një.
Biondja është bërë imazh i markës së famshme të produkteve të bukurisë “Rimmel”, me të cilën kompani ka realizuar një kampanjë të re.
Ajo duket tërë shkëlqim në promon e re, derisa ka shfaqur pamjen e saj të mahnitshme.
“Kampanja ime e re me Rimmel”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.
Bukuroshja jonë tash e disa ditë ka nisur turneun e koncerteve në mbarë botën me qëllim të promovimit të albumit të saj, “Phoenix”.
Ndërsa, sa i përket projekteve muzikore ai i fundit mbetet “New Look”, i cili u mirëprit nfga fansat e saj. /Telegrafi/