Site icon Telegrafi

Rita Ora befason fansat me ndryshimin në stilin e ri të flokëve

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora, këngëtarja shqiptare që ka arritur sukses në tregun ndërkombëtar, ka bërë një hap të guximshëm në eksperimentimin me imazhin e saj.

Artistja e dashur nga publiku ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ndryshim të ri dhe të freskët në stilin e saj.

Në fotografitë më të fundit të postuara në llogarinë e saj zyrtare, Rita Ora shfaqet me flokë të shkurtra, një ndryshim i cili shënon një transformim në dukjen e saj karakteristike.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ky ndryshim i papritur i ka shtuar akoma më shumë shkëlqim imazhit të saj të njohur në skenën muzikore.

Lexo po ashtu Plot 12 vite nga publikimi i "Hot Right Now", Rita Ora kujton këngën që e ktheu atë në një divë botërore të muzikës

Ndryshimi i ri në stilin e flokëve vjen në një kohë kur Rita është duke përgatitur publikun për lansimin e këngës së saj më të re, “Last Uf Us” në bashkëpunim me producentin e njohur Gryffin.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kjo këngë e re pritet të jetë një shtesë në repertorin e saj tashmë të pasur dhe të adhuruar nga fansat në të gjithë botën.

Pamja e freskët e këngëtares ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët i kanë lavdëruar guximin dhe ndjesinë e saj për të eksploruar stile të reja.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora, e cila është njohur për ndryshimet e shpeshta dhe ndjekjen e trendeve të fundit në modë dhe stil, tregon se nuk ka frikë të eksperimentojë dhe të risjellë veten me një imazh të ri. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version