Site icon Telegrafi

Rita Ora i bashkohet koncertit humanitar për ndalimin e përhapjes së COVID-19

Rita Ora (Foto: Jason Kempin/Getty Images for Absolut/Guliver)

Në bashkëpunim me “Global Citizen”, Lady Gaga ditë më parë ka bërë të ditur se do të organizojë një koncert për të ndihmuar ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë koncert virtual, i cili do të mbahet me 18 prill, do të marrin pjesë figura të njohura publike, duke filluar nga Billie Eilish, David Beckham, John Legend e ndër ta edhe të të shëruarit nga virusi, Idris dhe Sabrina Elba.

Këtyre emrave të mëdhenj i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila do të performojë së bashku me të gjithë të tjerët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita përmes rrjetit social Instagram, ku theksoi se ky koncert do të jetë edhe si shenjë e falënderimii për punonjësit shëndetësorë.

“Një botë: së bashku në shtëpi! Jam shumë e nderuar t’ju njoftoj që i bashkohem ‘Një botë: Së bashku në shtëpi’, të shtunën, 18 prill për OBSH dhe Global Citizen! Së bashku ne do të performojmë për të falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, në mbështetje të Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit COVID-19 për OBSH. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi”, shkroi Rita.

Ajo së fundmi është bërë vullnetare për të ndihmuar ndaj pandemisë coronavirus, e po ashtu ndihet e lumtur se si kënga e saj më e re “How To Be Lonely” po i ndihmon fansat e saj të argëtohen gjatë vetizolimit. /Telegrafi/

Exit mobile version