Rita Ora dhe Calvin Harris u ndanë më 2014, por duket se një “shkëndijë” dashurie është rikthyer sërish mes dyshes së njohur.
Këngëtarja 25-vjeçarja dhe 32-vjeçari DJ duket se kanë harruar problemet dhe po “ribashkohen” përmes rrjeteve sociale. Të dy kanë ri-ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.
Çifti u nda pas një vit lidhjeje, me Harrisin që konfirmoi gjithçka për ndarjen përmes Twitterit.
Dyshja kishte probleme edhe për këngën e përbashkët “I Will Never Let You Down”, pasi Harris nuk kishte lejuar që Rita të performonte këngën e tij në “Teen Choice Awards”.
Harris pas Ritës kishte nisur lidhjen me Taylor Swift, ndërsa u nda pak kohë më parë.