Site icon Telegrafi

Rita Ora barazon një rekord të Amy Winehouse dhe Kate Bush

INDIO, CA - APRIL 13: Rita Ora performs onstage with Kygo during the 2018 Coachella Valley Music And Arts Festival at the Empire Polo Field on April 13, 2018 in Indio, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for Coachella)

Rita Ora ka arritur edhe një sukses të ri në tregun muzikor ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ka barazuar rekordin e një artiste britanike sa i përket më shumti këngë në top dhjetë këngët në renditjen tabelore.

Rekordi më parë është mbajtur prej kate Bush dhe Amy Winehouse, të cilat ishin të vetmet për 30 vjet.

Pas kësaj arritje, 27-vjeçarja ka reaguar përmes llogarisë personale në Instgram duke thënë se ndihet e lumtur.

“E pra kjo është cool!!! Jam kaq i lumtur dhe mirënjohës për të gjithë mbështetësit gjatë gjithë këtyre viteve”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Rita.

Kjo e fundit tashmë ka konfirmuar se gjatë muajit të ardhshëm do të mbajë një koncert në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore, ku shumë shpejt do të sjell këngën e parë në bashkëpunim me Bebe Rexhën. /Telegrafi/

Exit mobile version