Rita Ora mahnit publikun me secilën paraqitje që bën.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka fituar simpatinë e miliona njerëz anë e mban botës dhe kjo po shtohet çdo ditë e më shumë.
31-vjeçarja përveç zërit unik dhe këngët që janë kthyer në hite është edhe një femër atraktive dhe me shumë stil.
E tillë ajo vjen edhe në imazhet që ndan me fansat në rrjetin social Instagram, teksa shihet në një uniformë shkollore.
Në një këmishë të bardhë, mini-fund të zi, çorape të bardha dhe këpucë po ashtu të zeza, ylli i muzikës dukej tejet atraktive.
Krijuesja e hitit “Anywhere” kompletoi dukjen me një grim të theksuar me ngjyra rozë dhe flokët kaçurrela.
“Ajo vajza në shkollë që vesh uniformën por gjithmonë përfshihet në probleme se nuk e vesh si duhet. Po kjo isha unë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.
Ndryshe, Rita aktualisht ndodhet në Australi ku po filmon episode e reja të “The Voice Australia”, artistja shqiptare atje ndodhet bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi. /Telegrafi/