Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është pa diskutim një prej emrave më të suksesshëm të vitit.
Ajo po vazhdon të promovojë albumin e saj të fundit “Phoenix”, duke performuar në koncerte të shumta e ngjarje të mëdha botërore.
Së fundmi, ajo ka bërë edhe një vizitë në kompaninë e famshme botërore “Vevo”, e cila menaxhon klikimet dhe të ardhurat e mijëra artistëve në YouTube.
Rita ka treguar se ka qenë një mbështetëse e kësaj kompanie që në fillimet e tyre, ndërsa është e lumtur që do të vazhdoj kontratën e distribuimit muzikor me ta, për klipet e këngëve të reja të albumit, të cilat do t’i publikojë vitin e ardhshëm.
“Sot ishte një mëngjes goxha i ngarkuar, bëra disa gjëra, por një nga gjërat që bëra ishte të vizitoja familjen time Vevo. E kujtoj mirë kur unë isha e para që perfomroi kur Vevo sapo kishin filluar hollin e zyrës së tyre! Faleminderit që më kthyer prapa të këndoja disa këngë të luajtura. Mos harroni të shikoni videot që kemi bërë vitin e ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
Ndërkohë, gjatë vizitës në këtë kompani, ajo është shfaqur mjaft atraktive dhe shik, e veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant.
Në njërën prej fotografive, shihet se shqiptarja ka shfrytëzuar pak kohën edhe për të luajtur një lojë ping-pong, e ndërsa merrte poza atraktive para aparatit. /Telegrafi/