Telegrafi

Rita Ora, artistja e vetme me tri këngë në top 30 (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka shënuar së fundmi suksesin e radhës të jashtëzakonshëm.

Ylli shqiptar i muzikës botërore ka publikuar së fundmi një varg të këngëve të reja të punuara me artistë të njohur.

Suksesi më i madh së fundmi u arrit me Aviciin me titullin “Lonely Together”. Me këtë projekt, Rita ka arritur vendin e pestë në top listën e 30 këngëve më të mira.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Rita Orës

Suksesi i Ritës ka vazhduar edhe me këngën “Anyëhere” që mban vendin e 10-të në këtë top listë.

Dhe, këngën e tretë në top 30 e mbyllë “Your Song” duke qenë e vetmja artiste me tri këngë në top 30.

Rita Ora nuk po ndalet edhe me realizimin e kampanjave të ndryshme promovuese në skenën muzikore shqiptare.

Ajo vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur. /Telegrafi/