Rita Ora tashmë ka arritur në shtetin e Kosovës.
Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” nga ana e fansave dhe këshillit organizues të koncertit.
Këngëtarja kishte udhëtuar drejt kryeqytetit tonë me aeroplan privat , ku ishte e shoqëruar me të motrën, Elenën.
Adil Behramaj nga këshilli organizues ka konfirmuar për Telegrafin arritjen e Ritës në Prishtinë.
“Po ka ardhur Rita. Ajo do të mbaj një konferencë për shtyp pas orës 15:00”, ka thënë Behramaj.
Këngëtarja shqiptare pritet të perfomojë para publikut shqiptar sonte me fillim në ora 22:00 në Prishtinë.
Paraprakisht, koncerti në nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të startojë në ora 20:00, ku do të perfomojnë disa këngëtarë shqiptarë.
Ndryshe, bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/