Telegrafi

Rita Ora arrin në Brit Awards, duket mahnitëse në qilimin e kuq (Foto)

Shqiptarët si kurrë më parë kanë arsye për të ndjekur për së afërmi ngjarjen kryesore muzikore të Britanisë së Madhe.

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Brit Awards.

Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa do t’i shohim sonte rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale.

Tashmë Ora ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit muzikor, ku ka shkëlqyer duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ajo kishte të veshur një fustan të bardhë me fije teksa kishte të zbuluar supet, gjë që e bënte të shkëlqente bukuroshen tonë.

“Jeni duke pritur për një jetë ‘For You’, RitaOra! Ju mund të ishit sonte ‘Anywhere’, por jeni këtu në qilimin e kuq të #BRITs! Mezi po presim të dëgjojmë “Your Song” më vonë”, shkruan në llogarinë zyrtare të festivalit në Twitter.

Kujtojmë se këngëtarja jonë do të performojë disa këngë në këtë festival prestigjioz duke përfshirë edhe këngën në bashkëpunim me Liam Payne.

Ndryshe, Dua është nominuar në kategoritë “Brit Award for British Single”, ” MasterCard British Album of the Year”, ” British Video Award”, ” British Breakthrough Act” dhe ” Brit Award for British Female Solo Artist”. /Telegrafi/

Rita Ora – (Getty Images)

Rita Ora – (Getty Images)

 

Rita Ora – (Getty Images)

 

Rita Ora – (Getty Images)

 

Rita Ora – (Getty Images)

 

Rita Ora – (Getty Images)

 

Rita Ora – (Getty Images)