Telegrafi

Rita Ora arrin mbi 200 milionë klikime në YouTube me këngën e saj të fundit “Let you love me”

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me njohje ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë vitit 2018 pati një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e saj.

Ajo arriti të nxjerrë në shitje albumin e saj të dytë “Phoenix”, i cili erdhi pas një pritje të gjatë gjashtë vjeçare.

Pjesë e këtij albumi ishte edhe kënga hit “Let you love me”, të cilën këngëtarja shqiptare e publikoi bashkë me klip në muajin shtator.

Për disa javë, “Let you love me” ka qëndruar në vendet e para në top listat britanike dhe amerikane.

Suksesi i saj dëshmohet edhe nga klikimet në kanalin YouTube, të cilat tashmë kanë kaluar shifrën plot 200 milionë.

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Rita ndjehet e lumtur dhe krenare me suksesin e saj, dhe është pikërisht kjo këngë e cila i ka dhuruar një nominim në “Brit Awards” për “Videon më të mirë”.

Në po të njëjtën kategori, ajo konkurron edhe me bashkëpunimin e suksesshëm “For You”, me artistin Liam Payne. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)