Site icon Telegrafi

Rita Ora arrin marrëveshje për të promovuar Prospero Tequila

Edhe Rita Ora pjesë e klipit sensibilizues për mbrotjen e ambientit

Rita Ora ka bashkuar forcat me Conecuh Brands për të lansuar Prospero Tequila, duke u bashkuar në kompani si aksionare dhe drejtoreshë kreative.

Prospero Tequila prodhohet në distilerinë Don Roberto në Jalisco të Meksikës nga Stella Anguiano, një prej mjeshtreve të para të tequilave në botë.

“Unë kam pasur privilegjin që të abshkëpunoj me rende të mëdha dhe të mësoj çdo herë gjëra të reja”.

“Me këtë partneritet unë kam dashur që të shtyj veten dhe të marr rolin e ri”.

“Të jem drejtoresha kreatiev dhe aksionare kryesore më ka mundësuar që të investoj kohën dhe energjinë në një kompani të re që reflekton femrat e pavarura. Të punoj me Stellan dhe të vizitoj distilerinë ishte përvoja prej më të mirave të mia ndonjëherë”, u shpreh Rita.

Stella po ashtu u shpreh e kënaqur me partneritetin e saj me Ritën.

Prospero Tequila është e përbërë nga tri variatete: Blanco, Repusado dhe Anejo.

Rita kështu u bashkohet emrave të paktë që kanë promovuar pije alkoolime përfshirë Drake dhe Justin Timberlake. /Telegrafi/

Exit mobile version