Telegrafi

Rita Ora arrin dy miliardë klikime në platfromën YouTube

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Rita Ora, po arrin sukses të madh në industrinë muzikore.

Ajo në mënyrë të vazhdueshme mban të azhurnuar fansat në rrjete sociale, duke ndarë informacione nga karriera profesionale.

Bukuroshja bionde në një postim në Instagram ka shpërndarë një fotografi, ku shihen arritjet e saj në platformat digjitale.

(Foto: Instastory)

Në profilin e saj zyrtar në YouTube, Rita ka arritur të grumbullojë rreth dy miliardë dëgjues, të cilët kanë klikuar në këngët e saj.

Pothuajse të gjitha projektet e saj muzikore kanë miliarda klikime, të cilat dëgjohen anembanë botës.

(Foto: Instagram)

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme (e diel) ajo tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen për Halloween, ndërsa kishte zgjedhur që të bëhet ‘djall’. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)