Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë gjatë mbrëmjes së kaluar performoi para një numri të madh të fansave në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Sipas informatave të para të këngëtares sonë, në koncertin në sheshin Skënderbeu, ishin prezent rreth 250 mijë persona.
Por, paraprakisht 27-vjeçarja është takuar me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, i cili i dhuroi një çifteli.
Me këtë të fundit këngëtarja shihet duke u argëtuar në aeroportin ndërkombëtar italian të Veronës.
Ajo do të mbajë koncertin e radhës në këtë qytet, ku pritet të shkëlqejë si gjithmonë me këngët që do t’i këndojë.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/