Rita Ora i është gëzuar triumfit të pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.
Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila ditë më parë i kaloi pushimet me garuesin e njohur britanik në bregdetin e Ulqinit, ka shfrytëzuar rrjetin social Snapchat për të treguar gëzimin për këtë triumf.
LEXONI PO ASHTU: Hamilton pa konkurrencë në shtëpi, arrin një rekord
“Për këtë po flas”, ka shkruar ajo në Snapchat derisa i ka bashkuar edhe disa ‘emocione’ në shenjë zemre.
Fotografitë që treguan dyshen duke kaluar pushimet në Ulqin kanë nxitur raportime të shumta se ata janë në lidhje.
MOS I HUMBNI EDHE:
Lewis Hamilton ia fërkoi shpinën Rita Orës në Ulqin (Foto/Video)