Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të saj më të fundit, “Phoenix”.
Ajo është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria ose aktivitetet muzikore.
Së fundmi, Rita është shfaqur shumë tërheqëse në një kostum të gjelbër, ndërsa ka vënë në pah linjat atraktive.
Ajo është shfaqur pa reçipeta, ndërsa ishte e mbuluar vetëm me sakon jeshile të kostumit.
Këngëtarja shqiptare nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, teksa i ka dhënë hapësirë gjoksit të saj atraktiv.
Imazhet në fjalë janë realizuar për kampanjën e rrobave, “Escada”, imazh i së cilës Rita Ora është tash e sa kohë.
Përndryshe, është paralajmëruar se të dielën do të publikohet dokumentari i saj më i ri, i realizuar së bashku me UNICEF-in në Kosovë, gjatë muajit prill. /Telegrafi/