Site icon Telegrafi

Rita nuk kursehet, pozon e zhveshur që në mëngjes

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të mbetet një prej emrave më të përfolur në media.

Shpesh vëmendje të madhe rrëmbejnë imazhet provokuese që këngëtarja realizon, dhe nuk heziton t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft provokuese që në mëngjes për fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh me rezolucion jo edhe aq të mirë, por që mjaftueshëm për tu vënë re faktin se Rita është e zhveshur.

Këngëtarja shqiptare shfaqet duke mbuluar vetëm me duar gjoksin, ndërsa vë në pah pjesën lart të trupit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.

Është përfolur se këtë muaj, këngëtarja shqiptare mund të rikthehet në Kosovë për një kauzë sensibilizuese bashkë me markën e njohur të rrobave, “Escada”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version