Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vazhdimisht është në syrin e medieve të njohura ndërkombëtare.
Ajo nuk ka arritur të ikë as këtë fundjavë nga syri i paparacëve duke u fotografuar gjatë një pushimi të shkurtër në të cilin ndezi një cigare.
Siç raporton DailyMail, bukuroshja 25-vjeçare u fotografua gjatë një pushimi në mes të xhirimeve të filmit të ri “Fifty Shades of Grey” në Kanada.
Rita në këtë film luan rolin e Mia Grey, motrës së aktorit me rol kryesor, Christianit.