Telegrafi

Rita në mbrojtje të Bieber: Reagimi i tij ishte natyral, çdokush do të reagonte në të njëjtën mënyrë (Foto)

Rita Ora i ka dalë në mbrojtje Justin Bieberit, pasi këngëtari goditi një fans në Barcelonë, ditën e martë.

Këngëtarja shqiptare e ka mbështetur yllin e muzikës pop, i cili e përgjaku një 18-vjeçar, pasi ai ishte afruar te vetura e tij që po lëvizte dhe e kishte prekur në fytyrë.

Lexo po ashtu Justin Bieber përgjak fansin në Barcelonë (Video)

“Nuk po flas për askënd, por duke e njohur atë dhe të kaluarën e tij mahnitëse, e di si është kur ndihesh jo komod dhe i frikësuar”.

Ky ishte momenti i reagimit të Justin Bieber

“Mendoj se kushdo që preket në fytyrë, do ta mbrojë vetën”, ka thënë Rita për Metro duke sqaruar se reagimi i 22-vjeçarit ishte krejtësisht natyral dhe një mënyrë e pastër për ta mbrojtur veten nga një rrezik i dukshëm.

Më tej, ajo ka treguar se ka përjetuar edhe vet situata të tilla në të kaluarën dhe ka pranuar se ka qenë përvojë e frikshme, transmeton Telegrafi.

Rita thotë se çdokush do të vepronte si Bieber

“Ekzistojnë padyshim momente kur (fansat) kalojnë kufirin dhe bëhet vërtet e frikshme”, ka shtuar Rita. /Telegrafi/