Një ditë pas raportimeve se këngëtarja Rita Ora ka qenë dashnorja e burrit të Beyoncet, Jay-Z, këngëtarja me prejardhje kosovare është shfaqur në disponim të mirë derisa aterroi në Vancouver të Kanadasë.
Krijuesja e hitit “Shine Ya Light”, dje mohoi përfshirjen në skandalin që raportohet se Beyonce e ka publikuar përmes këngës së saj më të re “Lemonade”, raporton Daily Mail.
Mediet të martën mbrëma raportuan se Rita ishte “Becky me flokë të mira” e cila i merr të dashurin protagonistes së klipit më të ri të Beyoncet.
Ajo është shfaqur në Vancouver për të xhiruar skenat e filmit “Fifty Shades Freed”.