Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Britani të Madhe.
Ajo pos koncerteve dhe këngëve të reja, këngëtarja po merr pjesë edhe në aktivitete sociale.
Së fundi, bukuroshja jonë është bërë pjesë e kampanjës për të ndihmuar nxënësit e kryeqytetin britanik të Londrës.
Në fakt, 26-vjeçarja do të kontribuojë në sigurimin e shujtave për nxënësit e shkollave fillore.
Bëhet e ditur se nga një euro që do të dhurohet në këtë kampanjë, do t’i sigurojë fëmijëve londinezë shujta për fëmijët në nevojë.
Rita gjithashtu u bë pjesë e kampanjës për ruajtjen e elefantëve në shtetet e kontinentit të Afrikës.
Ndryshe, kënga e fundit “Anywhere” i Ritës deri më tani është shikuar mbi 23 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/