Telegrafi

Rita mbetet një ikonë e stilit, duket atraktive edhe në veshje të thjeshtë në darkën e Revistës “TINGS”

Ajo mori vëmendjen e të gjithëve së fundmi duke sfiluar në pasarelën e markës së njohur “Miu Miu” në Javën e Modës në Paris, të martën.

Rita Ora dukej në çdo centimetër me stil teksa mori pjesë në darkën e organizuar nga Revista “TINGS X Topman” në Klubin e Anëtarëve Laylow, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej tërheqëse veshur me një jelek të purpurt të thurur, të cilin e kombinoi me një palë pantallona të zeza.

Për aksesorë, këngëtarja me origjinë shqiptare kishte vendosur disa gjerdanë prej ari dhe argjendi, që përshtateshin bukur me veshjen e saj elegante.

Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte veshur një palë këpucë të zeza me një palë çorape të bardha për këtë rast.

Flokët e saj bionde me frymëzim të stilit të viteve 70’, i dhanë një pamje edhe më atraktive Ritës.

Rita u kthye në Londër pas qëndrimit në Javën e Modës në Paris, për koleksionin “Vjeshtë/Dimër 2020 – 2021” të markës “Miu Miu”.

Udhëtimi i këngëtares në kryeqytetin francez erdhi pas raportimeve që ajo dhe aktori Rafferty Law, 23 vjeç, i dhanë fund lidhjes pas tre muajsh takime me njëri-tjetrin. /Telegrafi/