Rita Ora i ka mahnitur të gjithë gjatë parakalimit në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”.
Këngëtarja shqiptare mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve me një fustan të zi glamuroz, transmeton Telegrafi.
24-vjeçarja, e cila u ngjit në skenë për të ndarë një çmim, është paraqitur edhe me tri veshje të tjera gjatë mbrëmjes.
Ndërsa për pasndejën ajo ka zgjedhur një fustan me lule në stilin e viteve të pesëdhjeta. /Telegrafi/