Telegrafi

Rita kujton momentin e emërimit Ambasadore nderi: Do të vazhdoj të ndihmoj për ta dërguar Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë

Rita Ora në Kosovë (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Rita Ora ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale duke kujtuar ditën e caktimit të saj si Ambasadore nderi e Kosovës.

“Derisa po qëndroja rrugës sime për në koncertin e ardhshëm, e zura veten duke menduar për çastet e shumta mahnitëse që kam pasur deri më tash në jetën time. Ky moment i veçantë ka qenë shumë special për mua”.

“Përgjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që e kam pasur shansin ta kem titullin e këngëtares së parë që del nga Kosova dhe e vë vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë”.

“Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në caktimin tim si ambasadore ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët tjerë nga Kosova, është vërtet një moment historik”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Rita Orën

“Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë”.

“Mezi pres të vazhdoj ta mbaj me krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO! (Më falni, por jam në veturë me orë të tëra dhe jam sentimentale dhe krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë prej nga jeni. Mos harroni kurrë”, ka shkruar Rita në Instagram.

Rita gjatë koncertit në Prishtinë

Në korrik të vitit 2015, Rita u emërua Ambasadore nderi e Kosovës nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, në një ceremoni që u zhvillua në Ambasadën e Kosovës në Londër. /Telegrafi/