Fama e Rita Orës si këngëtare e suksesshme nisi në vitin 2012 me albumin e saj debutues, “Ora”.
Albumi përmbante hitet “R.I.P.” dhe “How We Do (Party)” që kryesuan top-listat britanike duke e bërë edhe albumin numër një në Britani të Madhe.
Kënga e parë nga albumi debutues, “R.I.P.” (në bashkëpunim me Tinie Tempah), u lansua më 6 maj 2012.
E realizuar nga Chase & Status, kjo këngë debutoi në vend të parë të top-listave britanike duke u bërë njëherësh kënga e saj e parë që e arrinte këtë sukses.
Dhe pastaj vazhduan këngët tjera, ndërsa me kalimin e viteve, 27-vjeçarja është bërë një prej yjeve kryesore të muzikës botërore.
Ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e ka kujtuar pikërisht realizmin e këngës “R.I.P.” duke thënë se nuk i besohet se kanë kaluar gjashtë vite që atëherë.
“Gjashtë vite më parë. A mund të besoni? R.I.P.”, ka shkruar Rita në Instagram në një postim të shoqëruar me fragmente të këngës.
“R.I.P.” ka kaluar shifrën prej 62 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/