Site icon Telegrafi

Rita kishte ‘flirtuar’ me David Beckham, disa muaj pas romancës me djalin e tij Brooklyn

Rita Ora, David Beckham, Victoria Beckham, Brooklyn Beckham (Foto: Getty Images/Guliver/The Sun)

Rita Ora kishte flirtuar me babanë e Brooklyn Beckham, David, vetëm disa muaj pas aferës së saj të spekuluar me të riun.

The Sun on Sunday ka raportuar se këngëtarja shqiptare ka pasur një takim të fshehtë me Brooklyn në vitin 2017, i cili asokohe ishte 18 vjeçar.

Mirëpo, jo shumë kohë më pas, Rita ishte fokusuar te babai i tij në një eveniment të ndarjes së çmimeve të modës – shkruan The Sun.

Biseda ndërmjet Rita Orës dhe David Beckhamit (Foto: The Sun)

Fotografët kanë arritur ta kapin momentin kur, Ora kishte biseduar gjatë me David, derisa Victoria Beckham ishte kthyer në anën tjetër. Burimet kanë thënë se ish-futbollisti ishte mahnitur nga 28-vjeçarja, ndërsa ‘Posh Spice’ nuk është dukur aspak e disponuar.

Lexo po ashtu Lajmet për Rita Orën

Çifti Beckham gjatë gjithë mbrëmjes kishin qëndruar me shpinë të kthyer kah njëri-tjetri. Megjithatë, zëdhënësi i Beckham asokohe kishte thënë se “David, Victoria dhe Brooklyn kanë kaluar një mbrëmje fantastike gjatë ndarjes së çmimeve dhe në pasndejë”.

Për herë të parë, Rita është takuar me familjen Beckham në vitin 2013 kur ishte në lidhje me mikun e David, agjentin e futbollit, Dave Gardner (me të cilin qëndroi e lidhur nga shkurti deri në maj të atij viti).

Mirëpo, këngëtarja dhe agjenti e kishin vazhduar miqësinë edhe pas ndarjes, ashtu që ajo ishte e pranishme në festën për ditëlindjen e tij të 40-të (në vitin 2016), ku po ashtu ishte i pranishëm edhe Beckham.

David dhe Ora kanë bërë një përshëndetje të ngrohtë në Kanë në vitin 2017, të njëjtin vit kur thuhet se ajo ka pasur lidhje me Brooklyn. Rita madje ka blerë një shtëpi afër rezidencës së Beckhamëve në Londrën perëndimore.

Të njëjtin vit ata ishin takuar sërish në Kanë (Foto: The Sun)

Tash është mësuar se Brooklyn ka pasur një lidhje të shkurtë me këngëtaren, gjë qe e ka zemëruar shumë nënën e tij, Victoria. Rita ka qenë 26 vjeçare, kurse djali i Beckham 18 vjeçar, kur ata ishin parë duke u mbajtur për dore dhe duke u puthur në një ndejë të organizuar nga të famshmit.

Ata ishin takuar sërish pas një muaji në Festivalin Glastonbury, ku kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e Brooklyn. Në atë kohë, e kishte marrë vesh Victoria për romancën e tyre dhe lidhja është ndërprerë. /Telegrafi/

Exit mobile version