Rita Ora ka refuzuar një marrëdhënie treshe me Mel B dhe burrin e saj tashmë të ndarë, Stephen Belafonte.
Sipas The Sun, këngëtarja shqiptare ishte një prej shënjestrave të çiftit të çuditshëm dhe ata ia kishin bërë ofertën gjatë një darke të përbashkët në Hollywood, para tre vitesh.
26-vjeçarja ishte takuar me çiftin (që tash po shkurorëzohet) në vitin 2014 dhe ata e kishin ftuar në shtëpinë e tyre. Mirëpo, Rita kishte refuzuar të shkonte dhe ishte befasuar me kërkesën e tyre.
“Rita ishte një prej shënjestrave të Mel dhe Stephen. Kur e kishin ftuar në shtëpinë e tyre. Ajo ishte befasuar. Ajo ishte atje thjesht për çështje punë, ndërsa gjithçka tjetër nuk vinte në konsideratë. Prandaj, ajo ishte arsyetuar në mënyrë të sjellshme dhe kishte shkuar në shtëpi”, ka thënë një burim për The Sun.
Ish-anëtarja e “Spice Girls” dhe burri i saj janë në qendër të një skandali, pasi kanë kryer marrëdhënie treshe me njerëz të ndryshëm gjatë martesës së tyre, e cila po ashtu është shoqëruar edhe me dhunë fizike dhe detaje tjera bizare që dita ditës po dalin në shesh. /Telegrafi/