Telegrafi

Rita ishte në Abu Dhabi për ta mbështetur Hamiltonin, por ai nuk arriti të shpallej kampion (Foto)

Gjërat duket se po bëhen më serioze në lidhjen mes Rita Orës dhe Lewis Hamiltonit.

Ka disa muaj që po spekulohet se këngëtarja shqiptare është në lidhje me pilotin britanik dhe ajo vetëm sa i ka forcuar këto thashetheme.

Rita ishte në Abu Dhabi për të bërë tifo për Hamilton

26-vjeçarja është fotografuar në Abu Dhabi, ku është zhvilluar gara e fundit e Formula 1, ndërsa i dashuri i saj i spekuluar po kërkonte ta mbrojë titullin.

Megjithatë, edhe pse e Hamilton e fitoi garën, ai nuk kishte pikë të mjaftueshme për t’u shpallur kampion, ashtu që kurora i shkoi kolegut të tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Rita kujdeset gjithmonë që të duket bukur

Si gjithmonë, Rita dukej mirë, ndërsa theksojmë se një ditë para garës, ajo e kishte pasur ditëlindjen. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Rita Ora konfirmon se bëri seks për ditëlindje, publikon edhe pamje nga shtrati (Foto)