Gjërat duket se po bëhen më serioze në lidhjen mes Rita Orës dhe Lewis Hamiltonit.
Ka disa muaj që po spekulohet se këngëtarja shqiptare është në lidhje me pilotin britanik dhe ajo vetëm sa i ka forcuar këto thashetheme.
26-vjeçarja është fotografuar në Abu Dhabi, ku është zhvilluar gara e fundit e Formula 1, ndërsa i dashuri i saj i spekuluar po kërkonte ta mbrojë titullin.
Megjithatë, edhe pse e Hamilton e fitoi garën, ai nuk kishte pikë të mjaftueshme për t’u shpallur kampion, ashtu që kurora i shkoi kolegut të tij të skuadrës, Nico Rosberg.
Si gjithmonë, Rita dukej mirë, ndërsa theksojmë se një ditë para garës, ajo e kishte pasur ditëlindjen. /Telegrafi/