Site icon Telegrafi

Rita investon 20 mijë funte në sistemin e sigurisë

Getty Images

Rita Ora ka investuar në sistemin e sigurisë në shtëpinë e saj në Londër, për shkak të frikës nga hajnat.

Para dy vitesh, në shtëpinë në vlerë prej 1.3 milion euro të këngëtares shqiptare, kishte hyrë një vjedhës dhe ajo ka thënë se vazhdon të ketë makthe për këtë gjë. Hajni me emrin Charaf Elmoudden kishte hyrë në shtëpinë e Ritës gjatë kohës sa ajo ishte duke fjetur.

Rita ka qenë në shtëpi duke fjetur kur kishte hyrë hajni

Kjo është arsyeja pse Rita ka investuar 20.000 funte për të shtuar sigurinë në pronën e saj.

26-vjeçarja ka instaluar kamera të sigurisë CCTV, një alarm, një derë elektrike dhe sensorë të lëvizjes, si edhe një buton paniku në dhomën e gjumit.

“Rita vazhdon të jetë e tmerruar nga ajo ngjarje dhe ka makthe gjatë natës. Edhe pse autori i krimit ndodhet në burg, kjo nuk i ka ndihmuar që të qetësohet dhe ajo ka jetuar në frikë të vazhdueshme se diçka e ngjashme mund të ndodhë”, ka thënë një burim për Daily Mail. /Telegrafi/

Exit mobile version