Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Let you love me”.
Kjo këngë është e para në rënditje e albumit të saj më të ri “Phoneix”, i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor.
“Let you love me” vazhdon të jetë ndër këngën trend në radiot angleze dhe ato amerikane, gjersa është ngjitur lart edhe në top lista.
Të dielen, kënga “Let you love me” u rendit e para në top 40 e Vodafone Big, duke lënë në vendin e dytë ish-in e saj, Calvin Harris, me këngën “Promises”, që e këndon në bashkëpunim me Sam Smith.
Rita dhe Calvin Harris kanë qenë në një lidhje së bashku në vitin 2014, madje Calvin kompozoi aso kohe edhe këngën e saj shumë të suksesshme, “I will never let you down”.
Megjithatë si lidhje ishte afatshkurtër dhe dyshja shumë shpejt u ndanë, dhe prej atëherë nuk komunikuan asnjëherë më së bashku, madje mundoheshin që vazhdimisht ta shmangnin njëri-tjetrin.
Së fundmi, Rita i befasoi fansat kur në InstaStory ripublikoi një storje të “Capital Official”, të cilët kërkonin mendimin e fansave se kush duhej të ishte në krye të top-listës, Rita apo Calvin?
Dhe fituese doli këngëtarja shqiptare, e cila me këngën e saj të re “Let you love me” është zyrtarisht e para në këtë top listë.
Por a ishte një “flsh-back” i mundshëm postimi që Rita bëri në Instagram? Fansat hodhën disa dyshime të tilla…
Gjithsesi, Jess Glynne, Marshmello, Bastille dhe Benny Blanco përbëjnë pjesën tjetër të top 5 me Freya Ridings dhe këngën e saj ‘Lost Without You’, në Vodafone Big. /Telegrafi/