Prania e Rita Orës në dasmën e kushërirës së saj në Tiranë ka qenë tema kryesore e faqeve për të famshmit shqiptarë gjatë ditës së diel.
Të kesh në ceremoninë martesore një yll si 26-vjeçarja, natyrisht se është privilegj, ndërsa e gjithë vëmendja e mediave është aty.
Për më shumë, Rita ka dhënë material për lajme me atmosferën që ka bërë në këtë eveniment.
Një video e siguruar nga Telegrafi, e shfaq këngëtaren duke vallëzuar Vallen e Rugovës.
Dhe derisa e bën këtë, Rita duket mjaft e lidhur me rrënjët e saja shqiptare. /Telegrafi/