Megjithëse ka kohë që janë ndarë dhe Rita kishte një të dashur tjetër pas tij, Calvin Harris duket se ka lënë gjurmë në këngëtaren shqiptare.
Në një bisedë për revistën “Maire Claire”, Rita ka folur për ish të dashurin e saj, i cili momentalisht është në lidhje me këngëtaren Taylor Swift.
“Ishte një arsye pse u ndava me të.Unë e adhuroja më shumë seç duhet deri në atë pikë sa mendoja që ai nuk do gabonte kurrë”, ka thënë juristja e “X Factor”.
Ndryshe 24 vjeçarja ditën e diel është fotografuar rrugëve të Nju Jorkut ku dukej mahnitëse e veshur me pantallona të grisura, kanatiere të shkurtër dhe një kapele të zezë. /Telegrafi/