Javën e kaluar në kryeqytetin britanik të Londrës ndodhi një fatkeqësi, ku mbetën e vdekur 89 persona.
E në ndërtesën Grenfell kishte jetuar vite më parë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.
Kjo e fundit ishte pjesë e një grupi yjesh që krijuan një këngë bamirëse për viktimat e zjarrit, transmeton Telegrafi.
Rita të enjten mbrëma është shfaqur në aeroportin Heathrow duke mbajtur një bluzë të dedikuar për banorët.
Deri më tani theksojmë se janë mbledhur rreth gjysmë milioni euro për të mbijetuarit e tragjedisë së Londrës. /Telegrafi/