Rita Ora e ka pushtuar skenën e ‘O2 Arena’ të Londrës duke interpretuar në një atmosfere fantastike të krijuar nga fansat e saj dhe padyshim se i është gëzuar këtij suksesi.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë një postim në rrjetet sociale duke e komentuar performancën në kryeqytetin britanik, ndërsa nuk ka harruar ta përmendë origjinën e saj.
“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh, miqtë më thonë gjithmonë se flas shumë dhe duhet ta mbyll gojën së paku një herë në jetë dhe të këndoj, në fakt tash jam pa fjalë”.
“Duke qenë nga jam unë, nga Kosova, është vështirë që të realizohen ëndrrat. Por, duke ardhur këtu i kam bërë ëndrrat e mia realitet dhe nuk e harroj këtë për asnjë sekondë, punoj shumë, por kjo është arsyeja pse e bëj – atë që e thashë mbrëmë e kam menduar vërtet”.
“Dua t’u them faleminderit fansave të mi që qëndruan me mua gjatë gjithë këtyre viteve, ngritjet dhe rëniet, vuajtjet, triumfet. Ju dua”, ka shkruar Rita në Instagram. /Telegrafi/