Telegrafi

Rita e mahnitur, nuk mund të besonte se aq shumë njerëz janë mbledhur për të

Rita Ora është mahnitur me prezencën e madhe të njerëzve para koncertit të saj.

Në disa imazhe që i ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja është shfaqur e habitur që aq shumë njerëz po grumbulloheshin në qendër të Prishtinës për ta parë nga afër interpretimin e saj.

(Foto: InstaStory/RitaOra)

Në një video të publikuar në InstaStory, 27-vjeçarja ka shikuar nga dritarja publikun e grumbulluar përreth skenës dhe është shfaqur e habitur me atë që ka parë.

Lexo po ashtu GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH ARDHJES SË RITA ORËS NË KOSOVË

Ndërsa në një tjetër video, është xhiruar qendra e kryeqytetit dhe njerëzit duke u mbledhur para koncertit.

“E pabesueshme, Kosova”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e kësaj videoje.

Më poshtë jua sjellim edhe momentin e daljes së Ritës në skenë.

Rikujtojmë se koncerti i këngëtares shqiptare ka qenë në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë organizuar për festën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/