Site icon Telegrafi

Rita e Cana flasin shqip në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë (Foto/Video)

Në këto momente po mbahet koncerti në nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës në bazilikën e Vatikanit, ku janë të ftuar shumë personalitete shqiptare.

Ambasadori i Paqes së Shqipërisë në sport është Lorik Cana, një figurë që nuk është harruar në këtë mbrëmje.

Gjithashtu edhe Rita Ora, është në ceremoninë hapëse në koncertin dedikuar Shenjtërimit të Nënë Terezë.

“Zonja dhe zotërinj, mirëmbrëma”, ishin fjalët e para në gjuhën shqipe të Rita Orës, transmeton Telegrafi.

Pjesën tjetër të fjalës hyrëse e tha në gjuhën angleze, ndërsa përkthimin e bëri ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Koncertin janë duke e përcjellë edhe personalitetet më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria.

Nënë Tereza nesër do të kthehet zyrtarisht në shenjtore, pikërisht në 19-vjetorin e vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version