Site icon Telegrafi

Rita dhe Rihanna, janë mike apo armike?

Historia e Rita Orës dhe Rihannas gjithmonë ka qenë në fokusin e mediave rozë, duke i nxjerrë më shumë si vajza që urrejnë njëra-tjetrën, pavarësisht stilit të njëjtë.

Tensionet mes yllit amerikan dhe këngëtares shqiptare kulmuan në dhjetor të vitit të kaluar, kur The Sun publikoi të dhëna që tregonin se Rihanna kishte shfrytëzuar influencën e saj në labelin e Jay Z për të penguar Ritën të arrinte suksese në karrierë.

Por, ylli nga Kosova nuk duket shumë e mërzitur me 27-vjeçaren nga Barbadosi, pasi nuk e ka problem të dëgjojë këngët e saj, sidomos “Work”, një bashkëpunim me shumë bujë me reperin Drake.

Ajo ka postuar një fotografi në Snapchat dhe i është referuar pikërisht kësaj kënge kur ka shkruar “work, work, work…”, ndërsa gjendej në një dhomë grimi. /TCH/

Exit mobile version