Telegrafi

Rita dhe Liam me performancë live në emisionin “The Tonight Show” (Video)

Rita Ora dhe Liam Payne kanë sjell javë më parë këngën e tyre të përbashkët “For You”.

Kjo e fundit ka marrë kritika pozitive prej audiencës së gjerë dhe është shikuar mbi 14.5 milionë herë në YouTube.

Por, deri më tani asnjëherë nuk e kemi parë teksa dyshja e perfomon live në ndonjë koncert apo ngjarje.

Megjithatë, dyshja ishte mysafirë në emisionin e e Jimmy Fallonit “The Tonight Show” teksa sollën këngën, e cila është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

“Mysafirët Liam Payne dhe Rita Ora performojnë për herë të parë duetin e tyre ‘For You’ para audiencës së Tonight Show”, thuhet në përshkrimin e performancës së tyre.

Këngëtarja shqiptare 27-vjeçare pritet të jetë pjesë e filmit si motra e protagonistit kryesor Christian Grey, Mia.

Ndryshe, bukuroshja jonë do të jetë e pranishme më 17 Shkurt në Kosovë, ku do të mbajë një koncert me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ora gjithashtu ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/