Rita Ora kishte menduar që grupin e saj të “X Factor” britanik ta sjellë në Tiranë.
Por tani kur lokacionet e vilave janë zyrtarizuar për katërshen e X Factor, kryeqyteti shqiptar nuk figuron.
Në fakt, këngëtarja shqiptare këtë fazë të spektaklit do ta realizojë në Los Angeles të SHBA-ve.
Raportohet se problemi kryesor në realizimin e idesë së Ritës ishte Simon Cowell, përkatësisht krijuesi i këtij talent show, i cili ishte tejet skeptik sidomos kur bëhet fjala për transmetimin e drejtpërdrejtë të spektaklit. /Telegrafi/