Telegrafi

Rita bashkëpunon me Charli XCX

Rita Ora duket se pas një pauze disavjeçare po rikthehet fuqishëm me projekte të reja.

Javë më parë solli këngën më të re të titulluar “Your Song”, i cili deri më tani është shikuar mbi 11 milionë herë në YouTube.

Por, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se një këngë në albumin e saj të ri do të jetë në bashkëpunim me shoqen e saj Charli XCX.

“Krejt kishte të bënte për lirinë”, ka thënë Rita, e cila shtoi se kur shkoi në shtëpi për të shkruar rreth të kaluarës, lidhjeve të mëparshme dhe për të kaluarën.

Bashkëpunimi i dyshes pritet të publikohet në muajin nëntor të këtij viti. /Telegrafi/