Telegrafi

Rita arrin 13 milionë ndjekës në Instagram

Rita Ora ka arritur shifrën prej 13 milionë ndjekësish në Instagram dhe për këtë gjë ka bërë një falënderim të veçantë për fansat e saj.

Këngëtarja shqiptare e ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke bërë një puthje para pasqyrës që duket sikur po e puth veten në buzë.

“Nga të dyja ne. Faleminderit për 13 milionë ndjekësit e mi! Ju jeni më të mirët”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH KONCERTIT TË RITA ORËS NË KOSOVË

Këtë shifër, 27-vjeçarja e ka arritur pikërisht pas koncertit që e mbajti të shtunën mbrëma në Kosovës.

Rita ishte ylli kryesor i mbrëmjes festive të 17 Shkurtit për të shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës.

Ajo kryesoi një koncert madhështor në kryeqytet, ku ishin mbledhur mijëra e mijëra njerëz për ta ndjekur nga afër.

Me të përfunduar koncerti, Rita u largua nga Kosova për të përmbushur agjendën e saj. /Telegrafi/