RIT Kosovë (A.U.K) po sjell në Kosovë programin unik të Masterit të Shkencave të RIT’së në Studime Profesionale. Ky program përqendrohet në Parashikim Strategjik dhe Inovacion, dhe ka një komponent plotësuese për Menaxhimin e Projekteve.
Pasi shpalli zyrtarisht programin, Presidenti në detyrë dhe Dekani në RIT Kosova (A.U.K), Dr. Kamal Shahrabi deklaroi: “Suksesi në këtë shekull kërkon njerëz që janë mendimtarë inovatorë dhe zgjidhës të problemeve që kanë evoluar aftësitë e tyre në hapësirën dixhitale; kërkohen njerëz që janë mësuar të punojnë pa një kopje vizatimi, dhe përvoja e gjerë e industrisë së të cilëve plotësohet nga përmbajtja dhe zhvillimi i strategjisë, larmia e të menduarit, si dhe menaxhimi i projekteve dhe aftësitë e ndërveprimit me njerëz.
Për këtë arsye, në RIT Kosova (A.U.K) ne po sjellim një program Masteri të Shkencave në Studime Profesionale që pajis studentët me një përzierje kritike të aftësive dhe që kontributi, njohja dhe largpamësia e të cilëve brenda një perspektive globale do të krijoj një vlerë të jashtëzakonshme për çdo organizatë në Kosovë dhe më gjerë.
Qëllimi gjithëpërfshirës i programit është të prodhojë liderë të aftë për të parashikuar të ardhmen dhe duke aplikuar metoda të largpamësisë dhe njohuri të lidhura me zbatimin e suksesshëm të projekteve dhe programeve. Programi do t’i mundësojë udhëheqësve të biznesit dhe organizatave, si dhe profesionistëve të tjerë të përmirësojnë të menduarin dhe planifikimin e tyre strategjik dhe të përmirësojnë mënyrën se si ata marrin vendime të lidhura me të ardhmen që të merren me ndryshimet që pasojnë.
Pjesëmarrësit e programit gjithashtu do të jenë në gjendje të zhvillojnë ekspertizë profesionale në drejtim të menaxhimit dhe udhëheqjes së parashikimeve të ardhshme dhe projekteve të planifikimit strategjik me përfundimin e komponentit të Menaxhimit të Projektit RIT MicroMasters i cili është një pjesë plotësuese e këtij programi të ri të Masterit të Shkencave.
Programi është i akredituar në Institutin e Teknologjisë Rochester në New York, Shtetet e Bashkuara dhe është i validuar si një program ndërkombëtar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.
Programi Master i Shkencave do të fillojë në Semestrin e Pranverës në fund të janarit 2020 me një grup maksimal prej 30 studentësh që do të pranohen para 5 nëntorit 2019.
Për të ndihmuar studentët të financojnë studimet e tyre, RIT Kosova (A.U.K) ka bashkëpunuar me TEB Bankën në Kosovë për të ofruar kredi studentore me interes preferencial dhe një maturim deri në shtatë vjet.
Për më shumë informata në lidhje me programin, klikoni këtu
Visar Jasiqi
Shef i Operimeve dhe Mardhënjeve me Jashtë
vjasiqi@auk.org | vxjcad@rit.edu |
+38349238248