Site icon Telegrafi

Ristovski: Shpresoj se OBRM-PDUKM do të jetë në Kuvend më 3 prill

Zëvendes ministri i drejtësisë Oliver Ristovski shpreson se partia opozitare OBRM-PDUKM do të jetë e pranishme në seancën plenare të Kuvendit ditën e martë, ku do të shqyrtohet Ligji për gjykatat për sjelljen e të cilit nevojiten votat e dy të tretës së deputetëve të Kuvendit.

Ai shpreson se opozita do të mbështet ligjin e ri për gjykatë dhe këshillin gjyqësor të cilat tashmë janë në procedur parlamentare e që nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve për të kaluar në lexim të parë.

“Aq sa jam informuar unë opozita do të paraqitet në Kuvend me 3 prill pikërisht për ligjet e propozuara për të cilat janë të nevojshme dy të tretat e votave. Ligjet janë plotësisht të harmonizuara edhe me opozitën dhe ata duhet të jenë të pranishëm në seancën plenare”, tha Ristovski.

Ristovski bën me dije se javën e ardhshme trupi për zbatimin e reformave në gjyqësi do të miratojë rregulloren e punës dhe njëherit do të debatohet edhe për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, duke rikujtuar se në fokus të punës së kësaj ministria është miratimi i reformave për shkak të afateve të caktuara nga BE-ja, dhe më pas të përqëndrohen në mosmarrëveshjet mes noterëve dhe avokatëve./Telegrafi/

Exit mobile version