Site icon Telegrafi

Ristovski: Referendumi shfrytëzohet për politikë ditore

“Tashmë një kohë të gjatë e dimë se dëshirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por gjërat ndryshojnë. Në realitet kjo shumë pak na brengos, mirëpo një afat më të gjatë kohor, efektet nga referendumi pa marrë parasysh rezultatet nga ai do të jenë diçka të cilën do të na duhet ta ndjekim si pretendues për anëtarësim në Bashkim“, ka thënë Dragan Ristovski, njohës i kësaj çështje në “Studio e hapur” e TVNova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se me kalimin e viteve popullariteti i BE është në rënie, dhe prandaj ndoshta Bregziti do ta ul edhe interesin vendor për integrimet.

„Historikisht, ashtu siç një vend i afrohet Bashkimit, ashtu edhe popullariteti i kësaj bashkësie bie në mënyrë drastike“, ka thënë ai.

Ai e ka marrë për shembull gjendjen aktuale në Britaninë e Madhe duke shtuar se shumë çështje që ndërlidhen me BE e kanë ndryshuar disponimin në Britani, siç janë kriza me Evropën, por edhe problemet me emigracionin./Telegrafi/

Exit mobile version