Site icon Telegrafi

Ristovski: Asnjë shtet nuk e kishte për obligim të arrestojë Gruevskin

Zëvendës-ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, për gazetën serbe “Politika” konfirmoi se Serbia nuk ka pasur për obligim të mbajë apo ta arrestojë Nikolla Gruevskin.

Në bisedën për gazetën “Politika”, Ristovski tha faktin se për Gruevskin gjatë asaj kohe nuk ka pasur fletarrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa e di unë, asnjë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk drejtoi kritika për Serbinë, as që kërkoi shpjegime për atë se përse Gruevski nuk është arrestuar”, tha Ristovski.

Lexo po ashtu Avokatët hoqën dorë të përfaqësojnë Gruevskin në gjykatë

Ai shtoi se asnjë shtet fqinj nga ku ka kaluar Gruevski nuk ka qenë i obliguar të arrestojë për vepra që janë bërë në Maqedoni.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është i dënuar me dy vite burg për rastin ‘Tanku’. Nikolla Gruevski para se një muaji u arratis nga Maqedonia dhe fitoi azil politik në Hungari. /Telegrafi/

Exit mobile version