Progresin të cilin e ka arritur Republika e Maqedonisë në pjesën e përgatitjeve të nevojshme mbrojtëse për anëtarësim të barabartë në NATO dhe posaçërisht zbatimi i Planit për pajisje dhe modernizim të ARM-së për të cilin qeveria ndau 315 milionë euoro, është tema e konsultimeve të rregullta bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe NATO-s që filloi sot në Klubin e deputetëve të Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Elizabeta Çupovska Ristova, sekretare shtetërore në MM, para gazetarëve ka theksuar se është vlerësuar jashtëzakonisht nga NATO-ja edhe fakti që në vitin 2017 MM ka buxhet të rritur prej 8% në krahasim me vitin 2016, kurse posaçërisht fakti që në anën kapitale kemi rritje serioze të shtesave në pajtim me kërkesat e NATO-s.
Konsultimet biletare të Maqedonisë me ekipin e NATO-s do të vazhdojnë edhe nesër. /Telegrafi/